Bananja, dardha, pruja dhe dardha janë ushqimet të cilat i paraprijnë kësaj recete të shëndetshme për bebet.
Dardha është një nga ushqimet e para që doktorët rekomandojnë më shpesh pasi ka shumë pak mundësi të shkaktojë alergji. Ajo u pelqen shumë bebeve pasi është e ëmbël, transmeton portali Pernenat.
Dardha është e pasur me sheqerna të thjeshta dhe fibra, kështu që është shumë e mirë për sistemin tretës dhe ndihmon në lidhje me konstipacionin.
Përbërësit:
- 2 dardha të prera në copa-copa;
- 1 banane;
- ¼ filxhani me kos.
Përgatitja:
- E piqni në avull ose e zieni dardhën deri sa të zbutet.
- Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
- Kalojeni në blender së bashku me bananen.4.
- Shtoni pak nga pak kosin duke u kujdesur që përbërja të mos hollohet shumë.
Koha e përgatitjes është 5 minuta.
Koha e gatimit është 3 minuta.
E këshillueshme për bebe +8 muajsh.
Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje.