Regjisorja Burbuqe Berisha e cila vuan nga një sëmundje, është duke u trajtuar në Gjermani në një klinikë universitare në Heidelberg të Gjermanisë.
Berisha ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook ku ka njoftuar familjarët dhe miqtë e saj se ka kryer me sukses operacionin e parë, dhe kësisoj pritet ta kryej edhe të dytin, shkruan Gazeta Shneta.
“Edhe pse rrugetimi per trajtimin tim nuk merr fund ne kete pike, personalisht ju tregoj qe intervenimi i pare ka kalu me sekses dhe gjithashtu kam besim qe edhe tjetri intervenim te perfundoi me te njejtin sukses”, ka shkruar regjisorja.
Postimi i saj i plotë:
Te dashur miq, duke iu falenderuar te gjitheve per gjithe perkushtimin, dashurine, perkrahjen materjale dhe morale ne kete kohe jo fort te lehte per mua, te gjithe ju me telefonatat dhe me interesimin tuaj me dhat momente lehtesuese. Nje falemnderim i vecante i takon miqve te mi qe jetojne ne Gjermani, perfshi edhe familjaret e mi, mbi te gjithe vecoj Arbnesha Devolli te cilen e konsideroj edhe engjellin mbrojtes timin. Dicka e vecante dhe shume falemnderuese shkon per personin qe me mbeshteti gjithe kohes koleges dhe shoqes time, me te cilen ndam detale, momente te paharruara profesionale dhe jetesore ne shume festivale boterore e cila edhe tash nuk harroj ne asnje moment te ishte prezente edhe ne Gjermani prane meje, me kete kuptova qe miqesia eshte me e forte se cdo gje tjeter Parta Kelmendi.
Nje falemnderim tjeter i shkon edhe doktor Nexhat Myftari i cili me krijoj mundesi qe te trajtohem ne kliniken me te njohur universitare ne Heidelberg Gjermani.
Edhe pse rrugetimi per trajtimin tim nuk merr fund ne kete pike, personalisht ju tregoj qe intervenimi i pare ka kalu me sekses dhe gjithashtu kam besim qe edhe tjetri intervenim te perfundoi me te njejtin sukses.
JU DUA!