Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një informatë me rëndësi për qytetarët e vendit.
MSH ka njoftuar se që nga nesër, rezultatetet e testimeve për COVID-19 do të publikohen nga ora 15:00, shkruan Gazeta Shneta.
Një vendim i tillë ka ardhur për të informuar qytetarët në kohë më të përshtatshme.
Njoftimi i plotë:
“Me qëllim të informimit në një kohë sa më të përshtatshme për publikun për rezultatet e testimeve për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës; përkatësisht për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në Covid-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, duke filluar nga dita e nesërme, 15 korrik 2020, ky informacion do të ndahet me publikun çdo ditë në ora 15:00, qoftë përmes konferencave për media, lidhjeve të drejtpërdrejta apo formave të tjera të përshtatshme për publikun”. /Gazeta Shneta/