Fëmijët nëpër botë po ambientohen me gjendjen aktuale të pandemisë. Në shumë vende shkollat janë rihapur pas kufizimit.
Në Tajlandë, fëmijët kanë filluar t’ju rikthen bankave shkollore, por tani e tëra duket ndryshe shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Për t’u kujdesur për shëndetin e fëmijëve matja e temperaturës, dezinfektimi i duarve, distanca fizike janë disa nga mënyrat mbrojtëse që stafi po i mirëpret fëmijët.
Në disa vende tjera, si në Hong Kong, shkollat po mbyllen përsëri për shkak të rritjes së papritur të rasteve.
Në gjitha vendet ku tashmë ka filluar rihapja e shkollave, fëmijët po përshtaten me realitetin e ri./GazetaShneta/