Në vitin 2019 Spitali Regjional në Ferizaj planifikoi të rregulloj oborrin e Qendrës Integruese Rehabilituese për të Sëmurët Kronik Psikiatrik në Komunën e Shtimës, meqënse kjo qendër menaxhohet nga ky spital.
Në tetorin e po atij viti u hapë tenderi e Operatorët Ekonomik ia mësyen garës për të fituar projektin me një vlerë të parashikuar 85 mijë e 375 euro e 90 cent.
Sipas zyrës së prokurimit në Spitalin Publik të Ferizajt kushtet për të fituar këtë projekt i plotësoi kompania nga Gjilani, CDC Sh.P.K.
Kjo kompani ofroi çmimin 78 mijë e 896 euro e 78 cent, çmimi më i ulët në krahasim me kompanit tjera garuese.
Ndonëse fitoi projekt në vlerë rreth 80 mijë euro kjo kompani nuk i finalizoi punimet në oborrin e qendrës rehabilituese.
UD menaxheri i prokurimit në Spitalin e Ferizajt, Sami Malsiu, thotë se pengesë për mos kryerjen e punimeve ka qenë përhapja e pandemisë së coronavirusit, pasi që Operatori Ekonomik ka thënë se për shkak të virusit nuk po mundet të vij të kryej punimet.
“Në muajin tetor 2021 i ka përfunduar kontrata dhe ka pas me i kry punët në bazë të kontratës. 60 përqind të punëve i ka përfunduar mirëpo nuk ka mundur më tepër për shkak të pandemisë. Kompania është arsyetuar se gjoja pandemi nuk po mundet me i pru punëtorë. Kontrata ka përfundu dhe më nuk ka vazhdu”, sqaroi ai në një prononcim për Gazetën Shneta.
UD menaxheri i prokurimit, gjithashtu bënë të ditur se pas pezullimit të punëve të oborrit është bërë certifikimi i punëve të përfunduara dhe të papërfunduara nga kompania fituese e tenderi të parë, CDC Sh.P.K.
Ai thotë se kompania është paguar në bazë të punëve të kryera, që sipas tij kompania është paguar rreth 44 mijë euro për punimet e kryera në atë kohë.
UD menaxheri thekson se punimet janë mbikqyrur nga Naim Asllani ndërsa menaxher i prokurimit në atë kohë ka qenë Gëzim Shala.
“Pagesa ju ka bë diku 44 mijë euro. Nuk ju ka bërë pagesa 78 mijë euro ashtu siç është lidh kontrata, por sa ka punu ju ka bërë pranimi i punëve ashtu i ka marrë edhe mjetet, paratë. Tash është hapë projekti tjetër”, shton UD menaxheri.
Për shkak të punimeve në gjysmë e nevojës për të rregulluar oborrin e kësaj qendre Spitali Ferizajt ka hapur prap tender për të vazhduar punët. Kësaj radhe tenderi kap vlerën e parashikuar 46 mijë euro. Kontrata ende nuk është nënshkruar pasi që afati për dorëzimin e tenderëve është deri më 11 gusht 2022.
Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë, 44 mijë euro të shpenzuara në kontratën e parë dhe 46 mijë euro të parashikuar për kontratën e dytë kuptojmë se Spitali i Ferizajt ka shpenzuar mbi apo rreth 90 mijë euro për punimet në këtë oborrë.
Gazeta Shneta ka dërguar pyetje në kompanin CDC Sh.P.K, ka tentuar të flas me ish menaxherin e prokurimit Gëzim Shala dhe mbikqyrsin e punimeve të tenderit, Naim Asllani mirëpo të njejtët nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/
Qendra Rehabilituese në Shtime me tender në vlerë 46 mijë euro për rregullmin e oborrit