Heather Lanier, infermiere në Kalifornia, u diagnostifikua me kancer të gjirit vetëm pak javë para se të fillonte pandemia në Shtetet e Bashkuara.
Pavarësisht përhapjes së shpejtë të virusit në gjithë vendin, Lanier asnjëherë nuk hoqi dorë rreth trajtimit të saj shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
“Unë thjesht doja që jeta ime të vazhdonte”, u shpreh ajo.
Lanier ka vazhduar trajtimin e saj dhe duke marrë parasysh situatën, ajo me këmbëngulje ka pranuar që mjekët të kryejnë një operacion, duke larguar njërin nga gjinjtë e saj.
“Covid-19 shkaktoi frikë tek unë pasi kam një sistem imunitar të dëmtuar, por në fillim isha më e frikësuar sesa tani pasi jam e kujdesshme duke mbajtur maskën dhe higjienën në nivelin e duhur”, tha ajo.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Rreziku që u kanoset pacientëve me kancer
Njerëzit që marrin trajtim për shërimin nga kanceri, pothuajse çdo ditë përballen me një dilemë se ku dhe si po trajtohen në këtë periudhe pandemie.
Studimet e reja të shpallura muaj më parë nga American Society of Clinical Oncologists (ASCO) ASCO20 Virtual Scientific Program përfshijnë informacione të reja në lidhje mes kancerit dhe covid-19.
Aty, studiuesit kanë treguar se shanset për t’u ndier i/e rrezikuar nga covid-19 kanë qenë jashtëzakonisht të larta dhe me pasoja të rëndë.
Dr.Jeremy L.Warner, autor i studimit, është shprehur se bashkëautorit e tij janë duke punuar për të identifikuar faktorët që po ndikojnë në ashpërsinë e sëmundjes./GazetaShneta/