Një pacient është duke u trajtuar për Covid-19 në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vetëm në dy javët e fundit, sipas IKSHPK-së, janë regjistruar 46 raste me Coronavirus. Vlerësohet se gjendja e përgjithshme epidemiologjike është stabile.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar sot se vetëm në dy javët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja me Covid-19. Infektologu Arben Vishaj ka konfirmuar për Express se aktualisht një pacient është i shtrirë në Klinikën Infektive si pasojë e infektimit me këtë virus.
“Një pacient e kemi të shtrirë në Klinikën Infektive. Gjendja e tij është stabile”, ka thënë Vishaj për Express.
E lidhur mbi mundësinë e përhapjes në masë të madhe të Coronavirusit ka folur infektologu Hamdi Hamadani. Ramadani ka thënë për Express se në rritjen e rasteve me Covid-19, ka ndikuar sezona e verës.
Këtu ai ka përmendur ardhjen e mërgimtarëve dhe fluksin e madh të qytetarëve në kafiteri e restorante.
“Si pandemi mendoj që vaksinimi jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e botës e ka zvogëluar , e ka ulë shumë dinamikën, por që rastet me Covid-19 mendoj që janë paraqitur, janë raste që janë si pasojë e ardhjes së mërgatës, koncentrimi i madh i njerëzve në restorante, bazente, kafiteri e të tjera, e kanë favorizuar”, ka thënë ai.
E meritën për uljen e rasteve me Covid-19, ai ia ka lënë procesit të vaksinimit.
“Nuk mendoj që do të kaloj në shifra, në një masë të një sëmundje që do të marr përmasa të mëdha, të rritur, shqetësuese apo të tjera, nëse bëhet vaksinimi dhe imunizimi me vaksina”, deklaroi Ramadani.
IKSHPK-ja ka njoftuar sot në nga 9 gusht janë raportuar 46 raste pozitive me Covid-19. /Gazeta Express/