Përmes një postimi në rrjetin e tyre në Facebook, Shërbimi spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se asnjë nga sallat e operacioneve nuk janë mbyllur.
Sipas tyre puna në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale por edhe me njoftim nga Klinika Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv programi operativ është duke u realizuar sipas planifikimit, transmeton Gazeta Shneta.
Edhe pse anesteziologët janë të angazhuar në njësinë intensive në Mjekësinë Sportive, sallat janë duke punuar normalisht. /GazetaShneta/