Organizata Joqeveritare “Save the Children Kosova” ka dhuruar pajisje për tre studentë të Shoqatës për të Verbërit në Kosovë.
Studentët i kanë pranuar sot pajisjet në ambientet e Shoqatës për të Verbërit në Kosovë.
Kryetari i kësaj shoqate, Daut Tisheku, është shprehur falënderues për Organizatën “Save the Children Kosova” të cilët i dhuruan pajisje të nevojshme për studentët e kësaj shoqate.
Marigona Halimi, e cila vijon mësimet në shkollë të muzikës është shprehur e lumtur që sot, për herë të parë, ka pranuar një pajisje të muzikës përmes një donacioni.
“Asnjëherë nuk kam marrë asgjë nga institutcionet. Jam e lumtur që sot e pranova këtë pajisje. Falënderoj Organizatën “Save the Children” si dhe Shoqatën për të Verbërit në Kosovë”, u shpreh ajo.
Shoqata e të Verbërve të Kosovës ka të antarësuar mbi 2 mijë qytetarë të cilët i takojnë komunitetit të të verbërve.
Shoqata mbijeton falë projekteve pasi që Qeveria e Kosovës nuk ka buxhet të veçantë për këtë shoqatë. /Gazeta Shneta/