Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi dhe kryeinspektori Shëndetësor Shaban Osmanaj, kanë qëndruar sot për një vizitë në Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri.
Bardiqi dhe Osmanaj kanë takuar sekretaren e Përgjithshme të MSHMS-së, si dhe krerët e Inspektoratit Shëndetësor shqiptar, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit nga Inspektorati Shëndetësor i Shqipërisë, delegacioni nga Kosova janë njoftuar me masat e marra për sezonin turistik gjatë pandemisë.
Poashtu ata kanë vizituar edhe qendrat shëndetësore të hapura në plazhin e Durrësit gjatë sezonit turistik. /Gazeta Shneta/