Gjendjet e përgjithshme të simptomave të tiroides si: ndryshimet e gjumit, ndryshimet në peshë, problemet e zorrëve mund të manifestohen ndryshe njëra nga tjetra.
Në fakt, simptomat e hipertiroidizmit (tiroide tepër aktive) dhe hipotiroidizmit (tiroide nën aktive), dy llojet më të zakonshme të sëmundjes tiroide, shpesh janë të kundërta, megjithëse ato ndikojnë në të njëjtin sistem trupor, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Ndryshimet e pashpjegueshme të peshës mund të jenë një shenjë e hipotiroidizmit ose hipertiroidizmit. Ndërsa, ndjeshmëria ndaj temperaturës mund të jetë një simptomë e të dy formave të sëmundjes tiroide.
Në hipotiroidizëm mund të ndjeheni jotolerant ndaj të ftohtit, ndërsa në hipertiroidizëm mund të ndjeheni të nxehtë dhe të djersitur pavarësisht nga një temperaturë normale e mjedisit.
Çështjet e gjumit dhe lodhja e përgjithshme – të cilat përkeqësohen vetëm kur nuk merrni një pushim të mirë të natës – janë ankesa të zakonshme të personave me probleme të tiroides.
Gjëja e fundit për të cilën mund të jeni duke menduar kur keni probleme me tretjen e ushqimit është tiroide, por simptomat gastrointestinale janë të zakonshme, duke forcuar efektet e gjerë të kësaj gjëndre të rëndësishme:
– Në hipotiroidizëm, mund të keni konstipacion të rëndë ose afatgjatë që nuk i përgjigjet trajtimeve ose mjeteve shtëpiake.
– Në hipertiroidizëm, mund të keni diarre, jashtëqitje të lirshme ose sindromën e zorrës së irrituar.
Kushtet e tiroides, veçanërisht hipotiroidizmi, mund të rrisin rrezikun tuaj për infertilitet, mund të ndërhyjnë në suksesin e trajtimeve të riprodhimit të asistuar dhe mund të rrisin shanset e abortit të përsëritur.
Poashtu, vlen të ceket se një numër simptomash dhe ndryshimesh që lidhen me sytë janë të zakonshme në hipotiroidizëm, hipertiroidizëm dhe sëmundjen e Graves.
Simptomat e zakonshme përfshijnë: thatësi e syrit, vizion i paqartë, skuqje e syve, ose dhe ndjeshmëri ndaj dritës. /Gazeta Shneta/