Nëse preferoni të kujdeseni për flokët përmes metodave natyrale, atëherë shamponi me vetëm dy përbërës natyrisht se do të jetë në mesin e tyre.
Ndoshta kualiteti pa shkumë i këtij shamponi nuk do t’ju pëlqejë në fillim, por pritni derisa t’i shihni rezultatet dhe do të shihni se si më nuk do të keni ditë me flokë të këqija, transmeton Telegrafi.
Gjithçka që ju nevojitet janë soda e bukës, një shishe dhe uthulla e mollës.
Sodën e bukës dhe ujin e vendosni në shishe, në proporcion prej 1:3.
Por, nëse keni flokë të gjata deri në shpatulla, përzieni dy-tri lugë gjelle sodë buke në trefishin e sasisë së ujit.
Pasi ta përgatitni produktin, aplikojeni në flokë (nuk ka rëndësi nëse janë të thara apo të lagura). Filloni me rrënjët e flokëve dhe produktin lëreni në flokë deri në tre minuta para se ta pastroni me ujë të ftohët.
Pasi t’i keni pastruar flokët, aplikojeni uthullën e mollës – të cilën duhet ta përzieni në proporcion prej 1:4 me ujë – dhe, nëse e urreni aromën, shtojani disa pika vaj mente.
Këtë metodë përdoreni për një muaj dhe do t’i shihni rezultatet mahnitëse në flokët tuaj.