Lindja e fëmijës është një nga gëzimet më të mëdha në jetë. Ndjenja e mbajtjes së një të porsalinduri në krah për herë të parë është thjeshtë e mahnitshme.
Fatkeqësisht, ka disa çifte që nuk e provojnë këtë gëzim. Ata nuk janë në gjendje të konceptohen , pasi shkaqet e infertilitetit janë të shumta, por kështu janë edhe trajtimet për infertilitet tregon parenting.firstcry, transmeton GazetaShneta.
Çfarë është një histerosalpingografi?
Një histerosalpingografi (HSG) është një procedurë që përdorë rreze X për të kontrolluar mitrën e një gruaje dhe për të parë nëse tubat fallopiane janë të qarta. Kjo procedurë me rreze X përfshinë administrimin e një ngjyre jodi përmes qafës së mitrës për të realizuar fotografimin. E gjithë procedura zgjat më pak se 10 minuta dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
A mund të mbeteni shtatzënë pas një testi HSG?
Në testin HSG, një bojë, zakonisht jod, injektohet në mitrën e gruas përmes qafës së mitrës dhe më pas merren imazhe me rreze X. Boja arrin tubat fallopiane dhe siguron fotografim më të qarta për mjekun. Kjo u mundëson atyre të përcaktojnë shkakun e infertilitetit me saktësi më të madhe. Nëse ka lëndime ose bllokime që ndodhin në tuba, shfaqet në pamjet e marra më pas.
Ndërsa, testi HSG është kryesisht për qëllime diagnostikuese, është vërejtur se rrit shanset për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale tek gratë jopjellore. Shkalla e shtatzënisë pas një testi HSG besohet të jetë rreth 2 deri 3 herë më e lartë se tek gratë që nuk e kanë kaluar më parë këtë test.
Testi në vetvete nuk është një trajtim për infertilitetin; bëhet për të kuptuar thjeshtë arsyet e infertilitetit. Por, shumë gra mbesin shtatzënë pasi i nënshtrohen këtij testi./GazetaShneta/