Gjatë muajve të verës, mund të ndiheni më mirë, duke marrë një pushim nga të ftohtit dhe ndryshimet e humorit të çdo dite pranvere me shi.
Shkruan: Dr. Shpresa Azemi-Shemsedini, endokrinologe
Problemet me tiroiden nuk vërehen vetëm tek njerëzit në moshë madhore por edhe tek të rinjtë. Gjatë stinës së verës dikush me hipertiroidizëm mund të ndihet tepër i ngrohtë, pra nëse ndiheni të mbinxehur, mund të keni një dozë shumë të lartë të hormonit të tiroides.
TSH pëson një ulje gjatë stinës së verës si tek njerëzit e shëndetshëm ashtu edhe tek ata me hipotiroidizëm subklinik. Njerëzit me hipotiriodizëm subklinik kanë gjasë më shumë të rikthehen në nivelet normale të TSH gjatë motit të ngrohtë.
Gjatë stinëve të tjera trupi përpiqet të përballojë ose të kompensojë të ftohtit duke rritur nivelet e hormoneve për të gjeneruar nxehtësi, kështu gjatë stinës së verës për shkak se trupi ynë nuk ka nevojë për gjenerim të nxehtësisë atëherë edhe niveli i TSH është normale.
Për rezervimin e termineve mund të n’a kontaktoni në:
KEG Clinic
☎️ 080090001 (Thirr pa pagesë)
🔸 Afër Terminalit Doganor dhe rrethit të Shqiponjës, Ferizaj