Veshkat, ureterët, fshikëzën dhe uretrën janë pjesë që preken më së shpeshti nga infeksioni i traktit urinar. E nga kjo e fundit, nuk shpëtojnë lehtë edhe fëmijët.
Ky infeksion shpesh shkaktohet nga bakteriet normale që gjenden në zorrë. Ndërkohë që, trakti urinar lufton bakteriet, ndonjëherë këto të fundit shkaktojnë një infeksion shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Shenjat dhe simptomat e infeksioni urinar te fëmijët mund të jenë të ndryshme. E shpesh, fëmijët nën moshën 2-vjecare nuk shfaqin simptoma fare.
Megjithatë, hulumtimet tregojnë se ethet e pashpjegueshme janë simptoma më të zakonshme tek fëmijët nga lindja deri në moshën 2-vjecare.
Simptomat tjera përfshijnë:
-Ndryshim i ngjyrës së urinës;
-Diarre;
-Ehte;
-Shqetësim;
-Mungesë e oreksit;
-Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës apo barkut. /Gazeta Shneta/