Nuk ka dyshim se shumica e fëmijëve duan të shikojnë karikaturat dhe ata i duan aq shumë sa që mund t’i shikojnë gjatë gjithë ditës.
Prindërit zakonisht shqetësohen për këtë zakon, pasi ata mendojnë se kjo jo vetëm që do të ndikojë në sytë e tyre, por gjithashtu do të ndikojë negativisht në ta. Por, një studim i fundit thotë ndryshe, transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i ri i kryer nga Departamenti i Psikologjië Evolucionare UPV/EHU theksoi se shikimi i filmave të animuar është në të vërtetë i mirë për zhvillimin e fëmijëve. Studimi zbuloi se si filmat e animuar mund të zhvillojnë arsyetimin moral, aftësitë e komunikimit dhe vlerat tek fëmijët.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se për çfarë qëllimesh fëmijët e shkollës shfrytëzuan internetin dhe paisjet e tjera elektronike si dhe strategjitë e kontrollit dhe mbështetjes të përdorura nga prindërit. Së bashku me këtë, ata gjithashtu identifikuan konceptet negative që prindërit kanë për përdorimin e internetit, sifdat dhe vështirësitë me të cilat përballen kur ndërmjetësojnë në përdorimin e tyre.
Testet e tjera vurën në pah se fëmijët e shkollës interpretojnë dhe dëshifrojnë përmbajtjen e trilluar të filmave të animuar. Rezultatet e testeve zbuluan se filmat e animuar narrativ dhe jo narrativ ndikojnë në pritjen, kuptimin, përpunimin dhe kujtesën e fëmijëve.
Fëmijët që shikojnë filma të animuar me narrativë jepnin detaje në çdo bisedë ndërsa ata që shikonin filma pa narracion kishin biseda me më pak detaje.
Duke analizuar aftësinë e fëmijëve për të parë filmat e animuar, studimi zbuloi se ata me një strukturë narrative u siguruan fëmijëve pushim të vëmendjes. Për ata që nuk kishin narrativë ata mbanin kontakte të vazhdueshme me ekranin./GazetaShneta/