Ministria e Shëndetësisë po lavdërohet për masat e marra në luftën kundër COVID-19.
Përkundër kritikave të shumta nga aktivistët e partive opozitare, ministria e udhëhequr nga Arben Vitia, përveç përkrahjes së madhe që po gëzon në popullatë, ka marrë lavdërime edhe nga jashtë, shkruan Gazeta Shneta.
Shkencëtari amerikan, Yaneer Bar-Yam ka shkruar në rrjetin social Twitter se si shkalla e vdekshmërisë në Kosovë është 20 herë më e ulët se në Suedi për momentin dhe se si shteti më i varfër në Evropë po del storia e suksesit në luftën kundër COVID-19.
“Falë veprimeve të shpejta dhe vendimtare duke i ndjekur këshillat e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë edhe tonëve, shkalla e vdekjes nga Covid-19 në Kosovë është 20 herë më e ulët se e Suedisë. Përkundër mungesës së resurseve dhe një sistemi të dobët të shëndetësisë, një nga shtetet më të varfëra të Europës është bërë një storie suksesi”, ka thënë ai në Twitter.
Sipas sondazheve online të publikuar nga TV Dukagjini e mediat e tjera, puna e gjerëtanishme e Ministrisë së Shëndetësisë është vlerësuar lartë dhe lavdëruar nga mëse 90 % e të anketuarve. /Gazeta Shneta/
Thanks to swift and decisive action on advice of nat'l and int'l experts, including ours, Kosovo's per capita COVID-19 death rate is 20x lower than Sweden's. Despite scarce resources and a precarious health system, one of Europe's poorest countries has become a success story. 1/2
— Yaneer Bar-Yam (@yaneerbaryam) May 6, 2020