Mënyra se si i mbajnë shoqëritë burrat dhe gratë janë plotësisht të ndryshme – gratë janë më të prirura të lidhen mes vete dhe t’i mbajnë ato shoqëri.
Një studim i ri ka gjetur se aftësia e gruas që t’i mbajë këto shoqëri të ngushta mund të ndikojë drejtpërdrejtë në fertilitetin e saj, transmeton Gazeta Shneta
Ekspertët nga Universiteti i Oksfordit thonë se kur keni një grup të vogël të shoqërisë së ngushtë, ajo shoqëri vepron si mburojë nga stresi dhe mund ta rrisë mundësinë që të mbetni shtatzënë.
“Madhësia e raportit shoqëror luan rol të rëndësishëm në nivelin e hormoneve. Mund ta destabilizojë ciklin menstrual dhe të shkaktojë infertilitet. Të keni shumë shoqëri dhe të njohur ju bën jofertil”, deklaroi profesori Robin Dunbar.
Pra sa është numri perfekt i personave brenda shoqërisë së ngushtë? Pesë.
Autorët e studimit e shpjegojnë: Një grup prej pesë personave në shoqërinë e ngushtë është fondamentale në largimin e stresit të personave të tjerë.
Koha për t’i telefonuar shokëve dhe të krijoni raport përsëri? /Gazeta Shneta/