Njerëzit nuk janë mësuar të shohin femra me përmasa të ndryshme trupore duke u fotografuar së bashku dhe duke qenë krejtsisht në rregull me veten…
Ajo ka përmbledhur foton me shkrimin “Të dua pafundësisht”, si rast për të festuar miqësinë së bashku. Fatkeqësisht, komentet e mëvonshme nuk reflektuan mesazhin e pozitivitetit.
Kështu, komentet janë fshirë mënjëherë, por sipas Instagram-it, thuhej se ajo ishte një shoqe e keqe duke qëndruar pranë saj, sepse shihej qartë se në këtë mënyrë ka dashur ta ekspozojë veten si më të hollë se shoqja, shkruan Femra.net.
https://www.instagram.com/p/BPjPLx1jXQg/
Ne postuam këtë fotografi online thjeshtë si dy shoqe të afërta duke kaluar fundjavën së bashku, por nuk arrita të kuptoj se sa shpejtë mori kahje tjetër, duke më akuzuar se kam përdorur fotoshop në mënyrë që të dilja më e hollë se shoqja. Gjykimet ishin të panumërta duke më thënë se çfarë lloj shoqe isha në të vërtetë? Fillimisht u ndjeva keq sepse unë dhe Katie ishim shoqe të pandara dhe postimi i një fotografie të thjeshtë miqësore si arriti të bëhet me kuptim aq negativ. Unë u trondita vërtetë se çfarë mund të fshihej pas kësaj, unë nuk shihja asgjë të keqe përveç dy trupa me përmasa të ndryshme, dhe nuk më pëlqen krahasimi i tillë, të gjithë jemi unik në llojin tonë dhe pranoni të duani njerëzit ashtu siç janë.
Pra, në vend që t’i përgjigjem komenteve në mënyrë negative, ne vendosëm të krijojmë një profil kundërshtues në mënyrë më inovuese që mund të ekzistojë.
Krijuam një profil në Instagram me emrin “Any Body” (çfarëdolloj trupi) me synimin për të dërguar mesazh pozitiv për femrat me madhësi të ndryshme trupore, të cilat ndjehen njëlloj të shëndetshme, të lumtura dhe të bukura.
https://www.instagram.com/p/BRyU0g1AP2M/
Ajo që dëshirojmë është që femrat të ndalojnë të krahasojnë trupin e tyre me të tjerë, sepse të gjithë jemi aq unike dhe të bukura në mënyrën tonë. Shëndeti ka më shumë rëndësi se sa madhësia trupore dhe duhet të dimë se trupat e shëndetshëm vijnë në forma të ndryshme trupore… Të gjithë kemi jopërsosmëri dhe gjëra që na bëjnë të ndjehemi të pasigurta, por që duhet pranuar faktin se të gjithë jemi njerëz dhe se gjërat e tilla janë thjeshtë normale por edhe të bukura njëkohësisht. Këto na bëjnë realisht ato që jemi. /Gazeta Shneta/