Dhjetë persona kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një pavijon të kujdesit intensiv që trajtonte pacientët me koronavirus në Rumani.
Shtatë të tjerë janë plagosur në mënyrë kritike pas zjarrit në spitalin e qarkut Piatra Neamt këtë të shtunë shkruan SkyNews.com, përcjell Gazeta Shneta.
Përveç një personi, të gjithë të tjerët të vrarë ose të plagosur janë pacientë me COVID-19, sipas zëdhënëses së shërbimeve të urgjencës, Irina Popa.
Një mjek në detyrë u përpoq të shpëtojë pacientët nga flakët dhe është në një gjendje kritike me djegie të shkallës së parë dhe të dytë që mbulojnë 80% të trupit të tij, sipas menaxherit të spitalit Lucian Micu.
Prokurorët kanë thënë se ata do të hapin një hetim për të zbuluar shkakun e zjarrit.
Ministri i Shëndetësisë i Rumanisë, Nelu Tataru, i tha medias lokale se zjarri “ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga një qark i shkurtër” elektrik. /Gazeta Shneta/