Kosova ka një numër të madh adhuruesish të ekipit Arsenal, të cilët vazhdojnë të shfaqin dashurinë e tyre edhe në disa mënyra të pazakonta.
Një tifoz i Arsenalit nga Kosova, ka zbuluar se fëmijën e tij e ka quajtur, Arsenal. Dhe, jo vetëm. Ky shqiptar e kishte emëruar vajzën e tij, tre vite më parë, me emrin Arsena.
Astrit Dervishaj ka treguar për Goal, se arsyja kryesore për marrjen e këtij vendimi ishte thjeshtë dashuria për ekpin në fjalë, transmeton Gazeta Shneta.
Dervishaj është tifoz i Arsenalit tash e 20 vite, dhe thotë se bashkëshortja e tij, Albulena, nuk ka asgjë kundër emrave unik të fëmijëve të tyre.
Për ndryshe, Astriti ka shtuar tutje, se nëse do të sjellin në jetë edhe një fëmijë tjetër, edhe atij do t’i vihet një emër i ndërlidhur me Arsenalin. /Gazeta Shneta/