Administrata amerikane për ushqim dhe ilaçe, po godet produktet e marihuanës të cilat tregtoheshin si medikamente shëruese të kancerit.
Kjo administratë ka dërguar letër tek katër kompani duke përplasur kështu premtimet e tyre të pabaza që pacientët mund të trajtojnë me të tumoret kërcënuese për jetën – e madje edhe të parandalojnë Alzheimerin duke përdorur vajra dhe kremra të kanabisit.
Ndërsa marihuana mjekësore tani është ligjërisht e përshkruar për shumë sëmundje në më shumë se gjysmën e Shteteve të Bashkuara, FDA paralajmëroi se nuk janë bërë studime për këto produkte për të testuar efektet e tyre për luftimin e sëmundjes.
Firmat – dy në Kolorado, një në Florida dhe një në Kaliforni – tani kanë dy javë kohë për të hequr pretendimet nga prodhimet e tyre, ose tërheqin produktet krejtësisht, njofton Klan Kosova.