Lajme jo të mira vijnë nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani.
Ai deklaroi se sigurime shëndetësore nuk do të ketë deri në verë, ndonëse ishin paralajmëruar të fillonin në janar të këtij viti.
“Qeveria ka vlerësuar se është e nevojshme të shtyhet data e mbledhjes së premiumeve deri në korrik”, ka deklaruar Rrahmani.
E kjo nuk u pëlqeu anëtarëve të komisionit parlamentar për shëndetësi. Ata e kritikuan ashpër, duke ia rikujtuar ministrit se vet kishte premtuar se sigurimet shëndetësore do të fillonin në janar.
Madje deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka shprehur dyshime se mbledhja e premiumeve do të fillojë edhe në korrik.
Ministri është kritikuar edhe për mungesën e barnave nga Lista Esenciale. /Gazeta Shneta/