Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar për vrasjen e një gruaje sot në mëngjes në Pejë.
FSSHK në një telegram ngusgëllimi thanë se sot morë lajmin më të trishtë për vrasjen mizore të anëtares së saj Asistentes së Stomatologjisë Gjyljeta Ukella nga Peja.
Në njoftim thuhet se sot punëtorët shëndetësor janë në zi se u shua edhe një tjetër jetë.
“FSSHK kërkon nga autoritetet shtetërore që të zbardhet në detaj ky krim dhe prejardhja e saj, njëjtë të veprohet edhe për rastet të tjera ku viktima është grua, kurse autorëve të këtyre krimeve tu shqiptohet dënimi maksimal”, thuhet në njoftim.
“FSSHK shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerës, kolegëve të saj nga Peja dhe i gjithë vendi”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Shneta/