Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) është një çrregullim endokrin dhe një ndër shkaqet e zakonshme të infertilitetit tek gratë.
Tek kjo sindromë, hormonet që ndikojnë në sistemin riprodhues janë anormale, duke çuar kështu në ovulim të parregullt shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Shenjat dhe simptomat e zakonshme të sindromës së vezoreve policistike përfshijnë:
-Rritja e vazhdueshme e qimeve,
-Akne,
-Amenorrhea (mungesa e ciklit menstrual)
-Obeziteti
Shtatzënia dhe sindroma e vezoreve policistike
Foshnjet e lindura nga gratë me PCOS kanë një rrezik në rritje dhe disa komplikime, duke përfshirë:
-Diabeti gestacional,
-Hipertensioni,
-Preeklampsia,
-Lindje e parakohshme
Arsyja që ndërlidhet me këto rreziqe mund të vijë nga mbipesha apo rezistenca ndaj insulinës./GazetaShneta/