Pacientët të cilët kishin kaluar COVID-19, vuajnë nga probleme njohëse dhe të sjelljes – dy muaj pasi u lëshuan nga spitali, ka zbuluar një studim i ri i prezantuar në Kongresin e 7-të të Akademisë Evropiane të Neurologjisë (EAN).
Çështjet me kujtesën, ndërgjegjësimin hapësinor dhe problemet e përpunimit të informacionit u identifikuan si dalje të mundshme nga virusi në pacientët me gjendjen post-COVID-19 të cilët u ndoqën brenda tetë javësh, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Gjithashtu, studimi zbuloi se 1 në 5 pacientë raportuan çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD), me 16% preh tyre që paraqiten simptoma depresive.
Ndër të tjera, studimi i kryer në Itali, përfshiu testimin e aftësive neurokognitive dhe marrjen e skanimit të trurit në MRI të pacientëve dy muaj pasi kishin testuar me simptomat COVID.
Më shumë se 50% e pacientëve përjetuan shqetësime njohëse; 16 % kishin probleme me funksionin ekzekutiv (funskionimi i kujtesës, të menduarit fleksibël dhe përpunimi i informacionit), 6% përjetuan probleme visuospatiale (vështirësi në gjykimin e thellësisë dhe shikimin e kontrastit), 6% kishin memorie të dëmtuar dhe 25% shfaqnin një kombinim të të gjitha këtyre simptomat.
Problemet njohëse dhe psikopatologjike ishin shumë më të rënda tek mosha mesatare, me shumicën e pacientëve nën 50 vjeç që demonstronin çështje me funksione ekzekutive. /Gazeta Shneta/