Skuqja në pesë gishtërinjtë e këmbëve dhe në lëkurën e trupit, është raportuar në disa raste si shenjë e koronavirusit Covid-19.
BBC raporton se sipas një studimi të vogël spanjoll, mjekët kanë gjetur se skuqja në gishtërinjtë e këmbëve është shfaqur tek disa pacientë të hospitalizuar, transmeton Gazeta Shneta.
Skuqja në gishta dhe lëkurën e trupit ka tendencë të zgjatë për disa ditë. Por kjo shenjë nuk është e përfshirë në listën zyrtare të OBSH-së për simptoma të Covid-19.
Dr. Garcia Doval ka deklaruar për BBC-në se këto shenja të lëkurës zakonisht shfaqen pas simptomave respiratore siç janë vështirësia në frymëmarrje apo kollës së thatë.
Studimi është publikuar edhe në revisten shkencore “British Journal of Dermatology”. /Gazeta Shneta/