Republika Çeke dhe Sllovakia pritet të ndërmarrin masa për personat e pavaksinuar.
Qeveria çeke ka miratuar masat anti covid që lejojnë vetëm personat e vaksinuar të hyjnë në restorante apo edhe të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Këtij vendimi i bashkohet edhe Sllovakia. Kryeministri Eduard Heger e përshkruajti si një bllokim për të pavaksinuarit.
“Qëllimi kryesor i këtyre masave është motivimi për vaksinime”, ka thënë Ministri i Shëndetësië në Çeki, Adam Vojtech.
Me 58 për qind të popullsisë, shkalla e vaksinimit në Çeki është nën mesataren e Bashkimit Evropian, ndërsa Sllovakia ka shkallën e tretë më të ulët në Bashkimin Evropian, me 45 për qind të popullsisë së vaksinuar./Gazeta Shneta/