Prokurorët në Meksikën Veriore fajësuan të hënën spitalet private për anestetikë të kontaminuar që shkaktuan një shpërthim meningjiti që ka marr jetën e 22 njerëzve dhe ka sëmurë të paktën 71 prej tyre.
Prokurorët në shtetin verior të Durangos thanë se kanë lëshuar shtatë urdhër-arreste kundër pronarëve ose drejtorëve të katër spitaleve private ku ndodhi shpërthimi duke filluar nga muaji nëntor, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
Pothuajse të gjithë të infektuarit ishin gra që i nënshtroheshin procedurave obstetrike.
Të gjitha pacientet morën një lloj anestezie të njohur si bllokim kurrizor. Më vonë u konfirmua se injeksionet ishin të kontaminuara me kërpudha.
Shumë nga të sëmurët ishin nëna të reja.
Disa ishin të shqetësuar se vetë ilaçi ishte kontaminuar në procesin e prodhimit ose shpërndarjes, autoritetet sugjeruan se problemi u shfaq në spitale.
Mes tjerash, autoritetet kishin mbyllur më parë katër klinikat, duke thënë se gjatë inspektimeve ishin gjetur “mangësi serioze”.
Ky ishte skandali i fundit për sistemin e papajisur të kujdesit shëndetësor të Meksikës, i cili gjithashtu ka pasur vështirësi të përsëritura në furnizimin me medikamente për fëmijët me kancer.
Në vitin 2020, 14 njerëz vdiqën pasi një spital i drejtuar nga kompania shtetërore e naftës në Meksikë, ka administruar një bari – pacientëve në dializë që ishte i kontaminuar me baktere. Më shumë se 69 pacientë u sëmurën në atë shpërthim. /Gazeta Shneta/