Nga statistikat e fundit të raportuara, është vërejtur se covid-19 shkaktoi tre herë më shumë viktima sesa pneumonia dhe gripi në tetë muajt e parë të këtij viti.
Vetëm covid-19 ka shkaktuar mbi 48,000 viktima, 13,619 viktima për shkak të pneumonisë dhe 394 viktima si pasojë e gripit në Angli dhe Uells mes janarit dhe gushtit, ka thënë Zyra për Statistika Kombëtare (ONS) shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.
Në shtëpitë e kujdesit, të cilat janë goditur veçanërisht nga pandemia, përqindja e vdekjeve për shkak të covid-19 ishte pothuajse dyfishi i atyre të shkaktuar nga gripi dhe pneumonia.
Me fillimin e koronavirusit, ishin hedhur poshtë parashikimet se covid-19 nuk është i rrezikshëm sa gripi, mirëpo shifrat e ONS janë në kontrast të plotë me këto pretendime./GazetaShneta/