Në përkrahjen dhe mbikqyrjen e ekspertëve të jashtëm në Shërbimin e Elektorfiziologjisë në Klinikën e Kardiologjisë për dy ditë me radhë do të kryhen raste të studimit elektrofiziologjik të zemrës.
“Gjatë ditës së sotme dhe nesër, ekspertët e fushës së elektrofiziologjisë Dr. Edmond Haliti dhe Dr. Xhevdet Krasniqi në mbikëqyrje dhe përkrahje nga eksperti i jashtëm Dr. Valon Spahiu (kardiolog dhe ekspert i elektrofiziologjisë së zemrës nga SLK- Klinikum Platenëald ne Heilbronn të Gjermanisë), do të realizojnë studimin elektrofiziologjik dhe ablacionin me radio-frekuencë te disa pacientë me takikardi supraventrikulare, para ngacmueshmëri ventrukulare dhe flater atrial (rrahjet e shpejta të zemrës me potencial përkeqësimi)”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Ushtruesja e detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, sot ka vizituar këtë shërbim dhe ka ofruar përkrahjen e menaxhmentit të ShSKUK-së. /Gazeta Shneta/