Kemikale e gjetur vetëm në qumështin e gjirit të nënave ndihmon për të thyer tumoret në fragmente në trup, duke u lejuar pacientëve me kancer ti kalojnë përmes urinës, rezultatet e studimit kanë treguar një gjë të tillë.
Alfa1H zakonisht ndihmon në prodhimin e laktozës – sheqeri ushqimor i prodhuar nga nënat, i cili është thelbësor për zhvillimin e bebeve shkruan telegraph.co.uk.
Tetë nga nëntë filluan të kalonin qelizat e tumoreve në urinën e tyre vetëm dy orë pasi u jepej bari, dhe tumoret e tyre u reduktuan në përmasa ose agresion. Dhe ndryshe nga metodat e tjera të kimioterapisë nuk kishte asnjë dëmtim të indeve përreth transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimi u krye nga Spitali Universitar Motol në Pragë dhe u mbikqyr nga shkencëtarët e Universitetit të Lundit në Suedi.
Profesoreshë Katerina Svanborg, zbuloi se Alfa1H vret qelizat e tumorit qysh në vitin 1995, ndërsa në Universitetin e Lundit u testua më vonë medikamenti, ku mendohej se ky bar do të mund të shkatërronte shumë lloje të tumoreve, duke i lejuar ato të kalonin në mënyrë të sigurtë nga trupi .
Ne kemi dëshmi laboratorike për efektet kundër shumë llojeve të ndryshme të qelizave të kancerit dhe është terapeutike në modelet e kafshëve të tumoreve të trurit dhe kancerit të zorrës së trashë, si dhe kancerit të fshikëzës tha ajo.
Rezultatet na frymëzojnë për të vazhduar përpjekjet për ta bërë Alfa1H të vlefshme për pacientët e kancerit.
Rreth 10,000 njerëz në Britani diagnostikohen me kancer të fshikëzës çdo vit dhe vetëm gjysma do të mbijetojë për 10 vjet.
Ekipi tani dëshiron të shkojë përpara në hulumtimet e mëtejshme për të zbuluar nëse bari mund t’i zvogëlojë tumoret dhe të përmirësojë mbijetesën për njerëzit me kancer të fshikëzës. /Gazeta Shneta/