Një studim i ri sugjeron se humbja e shikimit tek njerëzit mbi 71 vjeç mund të lidhet me demencën. Studimi u publikua më 13 korrik në revisten “JAMA Ophthalmology”.
Studiuesit në Universitetin e Miçiganit në SHBA analizuan të dhënat nga afro 3000 qytetarë amerikanë mbi 71 vjeç, të cilët ishin pjesë e një studimi më të madh të ashtuquajtur Studimi Kombëtar i Shëndetit dhe Trendeve të Plakjes (NHATS).
Ky studim testoi shikimin e pjesëmarrësve dhe regjistroi rezultatet e tyre rreth shikimit në distancë të shkurtër, shikimin në distancë të largët dhe sa mirë ata ishin në gjendje të dallonin objektet në sfonde të ndryshme. Ata zbuluan gjithashtu nëse pjesëmarrësit kishin demencë nga të dhënat e studimit NHATS, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo se çfarë studiuesit gjetën ishte se pjesëmarrësit me humbje të shikimit kishin më shumë gjasa të kishin demencë në krahasim me njerëzit pa probleme me shikimin.
Deri në 40% të rasteve të demencës mund të ndikohen nga 12 faktorë rreziku të cilët mund të jemi në gjendje t’i parandalojmë si duhanpirja e presioni i lartë i gjakut.
Humbja e shikimit nuk është aktualisht një nga këta 12 faktorë të rëndësishëm rreziku, por provat e reja të publikuara sugjerojnë se ekziston një lidhje midis humbjes së shikimit dhe demencës.
Dr. Susan Mitchell, shefja e politikave në Alzheimer’s Research UK, tha se:
“Kjo është një kohë vendimtare për hulumtimin e demencës, pasi provat ndërtohen se si faktorë të tillë si humbja e shikimit lidhen me demencë”.
“Ka disa mundësi – për shembull, diabeti është një faktor kryesor rreziku për demencë dhe kjo gjendje mund të shkaktojë gjithashtu probleme me shikimin. Ose mund të ndodhë që ka rrugë të përbashkëta në tru që shkaktojnë humbje të shikimit dhe rënie të kujtesës dhe aftësitë e të menduarit”, thanë studiuesit. /Gazeta Shneta/