Nëse keni diabet dhe jeni duke planifikuar një shtatzëni, ju duhet të jeni proaktiv në kujdesin tuaj për diabetin përpara shtatzënisë për të optimizuar shëndetin tuaj dhe foshnjës suaj dhe për të parandaluar komplikime të mundshme, siç janë defektet e lindjes.
Të keni diabet dhe të mbeteni shtatzënë do të thotë që shtatzënia juaj mund të etiketohet me një rrezik shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Këto rreziqe përfshijnë abortin, lindjen e parakohshme dhe defektet e lindjes, veçanërisht kur niveli i glukozës në gjak është i lartë gjatë tremujorit të parë.
Ndërsa, një shqetësim tjetër mbetet preeklampsia, një gjendje e rrezikshme mjekësore që shkakton presion të lartë të gjakut.
Sugjerime:
-Së pari, bisedoni me mjekun për dëshirën tuaj për të pasur një fëmijë. Diskutoni për dietën, ushtrimet, qëllimet dhe çdo ilaç që jeni duke marrë aktualisht. Disa ilaçe mund të mos jenë të sigurta gjatë shtatzënisë ose mund të kërkojnë rregullim të dozave;
-Mjeku juaj mund t’ju referoj tek një një dietolog për t’ju ndihmuar me një diete ose menaxhimin e sheqerit në gjak;
-Çdoherë, bisedoni me mjekun tuaj nëse keni komplikime ekzistuese të lidhura me diabet ose probleme të tjera shëndetësore që mund të parandalojnë ose komplikojnë shtatzëninë tuaj./GazetaShneta/