Autoritetet tailandeze raportuan se nga 677,000 punonjës shëndetësorë që kishin marrë të dyja dozat e vaksinës Sinovac COVID-19, 618 prej tyre zhvilluan akoma COVID-19 midis muajve prill dhe korrik 2021, sipas BBC.
Sinovac është një vaksinë e inaktivuar me dy doza e zhvilluar nga kompania farmaceutike me bazë në Kinë Sinovac Biotech.
Sipas të dhënave ekzistuese, kjo vaksinë ka të paktën 50.4% efikasitet në parandalimin e infeksionit simptomatik me SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19 përcjell Gazeta Shneta.
Megjithatë, numri i lartë i rasteve COVID-19 midis punonjësve shëndetësorë të vaksinuar plotësisht në Tajlandë ka bërë që autoritetet përkatëse të këshillojnë që pas dozës së parë Sinovac, njerëzit duhet të marrin vaksinën AstraZeneca për dozën e tyre të dytë.
Vaksina Oxford-AstraZeneca është një vaksinë vektoriale me dy doza dhe aktualisht është e vetmja vaksinë tjetër COVID-19 e disponueshme në Tajlandë, përveç Sinovac. /Gazeta Shneta/