Nëna e tre fëmijëve, e cila u zgjua nga koma, pas një sindrome toksike shkaktuar nga një tampon, nuk arrin të mbajë mend fëmijët e saj.
Joanna Cartwright, 27 vjeç nga Doncaster në Britani, mendoi se kishte një gjendje gripale të zakonshme, por pas tre ditësh gjendje të pandërgjegjshme u dërgua në spital.
Mjekët thanë se ajo kishte qenë vetëm disa orë larg vdekjes.
Lëkura e saj kishte filluar të binte, duart i ishin fryrë, kishte humbur 50 përqind të flokëve dhe i kishin rënë gjithë thonjtë.
Pacientja u fut në koma ku trupi i saj luftonte me vdekjen.
Pas 8 ditësh në koma, pacientja u zgjua dhe mjekët deklaruan se Sindromi i Shokut Toksik ishte shkaktuar nga një tampon, po ashtu si edhe meningjiti, të cilin gruaja e kishte kaluar më parë.
Zgjimi pas komës ishte tronditës për të, por pas disa ditësh trajtim, kujtesa e saj filloi të rikthehej.
“Kur u zgjova nuk mbaja mend asgjë çfarë më kishte ndodhur, apo ku isha. Mjekët më tregonin fotografi të fëmijëve të mi, por nuk më kujtoheshin”, tha Cartwright.
27- vjeçarja mendoi fillimisht se ishte një gjendje gripale dhe nuk e mori shumë seriozisht.
Por pas tre ditësh qendrimi në shtëi, ajo humbi ndjenjat dhe nëna e saj si dhe partneri Steven, e çuan me urgjencë në spital.
“Nuk e mbaj mend ç’më ndodhi, gjëja e fundit që kujtoj është që më hipën në makinë për të më çuar në spital”, tha 27- vjeçarja.
Pas zgjimit nga koma, aftësitë e saj të kujtesës ishin tejet të dobëtë, por u rikthyen me kalimin e ditëve.
“Nuk më kujtohej asgjë. Mendoja se im vëlla ishte i dashuri im. Megjithëse një pjesë e madhe e kujtesës më është rikthyer, ende kam boshllëqe dhe disa gjëra nuk muë kujtohen. Mjekët më thanë që ndodhi nga një tampon, i cili shkaktoi sindromën. Nuk e kuptoj se përse duhet të ndodhte pikërisht këtë radhë, unë nuk kisha bërë asgjë ndryshe nga muajt e kaluar”, tha Joanna Cartwright.