A e dini se temperatura normale e trupit tuaj gjatë shtatzënisë mund të jetë pak më e lartë se ajo para shtatzënisë?
Temperatura normale e trupit tuaj mund të rritet gjatë shtatzënisë, por nuk ka gjasa të jetë një rritje e madhe, thotë Dr. Christine Greves, gjinekologe në Spitalin Winnie Palmer në Orlando, Florida, për burimin The Bump transmeton Gazeta Shneta.
Mes tjerash, temperatura rritet pak kur prisni fëmijën, për shkak të rritjes së vëllimit të gjakut të trupit tuaj që përmbushë kërkesat e foshnjës tuaj në rritje, shpjegon ekspertja e shëndetit të grave, Dr. Jennifer Wider.
Diapazoni i temperaturës së hershme të shtatzënisë fillon më i lartë, veçanërisht në tremujorin e parë, thotë Dr. Greves, dhe më pas bie ndërsa shtatzënia juaj përparon.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Rreziqet e temperaturës së lartë të trupit kur jeni shtatzënë
Sëmundjet dhe ethet ndodhin, por bëni më të mirën tuaj për të shmangur zhvillimin e temperaturës ose për të lejuar që një e tillë të vazhdojë gjatë shtatzënisë.
Kjo për shkak se nëse temperatura juaj e brendshme rritet shumë, veçanërisht në tremujorin tuaj të parë, mund të rrisë rrezikun e abortit, defekteve të tubit nervor (të njohura si defektet e lindjes të trurit, shtyllës kurrizore ose palcës kurrizore) dhe problemeve zhvillimore, duke përfshirë çarjen e buzës dhe qiellzës si dhe defekte të lindura të zemrës.
Andaj preferohet që në shtatzëni, të bëni shmangien e përdorimit të vaskës së nxehtë ose saunës, marrjen e një banjë të nxehtë me tubacione (ku uji është më i nxehtë se 100 gradë) ose qëndrimi jashtë për një kohë të gjatë në ditët shumë të nxehta.
Nëse keni një temperaturë të lehtë, mund të merrni acetaminofen (Tylenol) në përpjekje për ta ulur atë, thotë Dr. Ruiz.
Pirja e shumë lëngjeve mund të ndihmojë gjithashtu në këtë drejtim. Është e rëndësishme të njoftoni mjekun tuaj se çfarë po ndodh edhe nëse temperatura juaj është e ulët. /Gazeta Shneta/