Vagina e një gruaje është një organ seksual, si dhe pjesë e kanalit të lindjes. Ashtu si gratë mund të kenë madhësi të ndryshme të duarve, këmbëve, po ashtu edhe thellësia e vaginave ndryshon.
Sipas një studimi, thellësia mesatare e vaginës është rreth 9.6 centimetra, derisa burime të tjera sugjerojnë se është dikund rreth 7.6 deri në 17.7 centimetra.
Një raport i publikuar në Revistën Britanike të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë tha se thellësia mesatare e vaginës është në fakt, 9.6 centimetra, por kjo thellësi vaginale mund të ndryshojë.
Vagina është kanali në qafën e mitrës që ndan mitrën dhe vaginën, transmeton Gazeta Shneta.
Një përbërës i vaginës është edhe mukoza që përbëhet nga qeliza të specializuara me lëng lubrifikues, i cili ndihmon që muret vaginale të shtrihen.
Pjesa e poshtme e organeve gjenitale femërore është vulva.Vulva përfshin pjesët e buzëve të organeve gjenitale.
Derisa, penisi mesatar është rreth 33 për qind më shumë se sa vagina mesatare. Edhe madhësia e vaginës dhe e penisit mund të ndryshojë, këto organe zakonisht mund të strehojnë njëri-tjetrin.
Një studim i vitit 2015, tregoi se gjatësia mesatare e penisit është 13 centimetra, disa gra raportojnë siklet nëse partneri i tyre ka një penis më të madh se mesatarja./Gazeta Shneta/