Foshnja e parë e çiftit peshonte 3.4 kilogram, ndërsa foshnja e dytë 4.4 kilogram. Ata mendonin se fëmija i tyre i tretë do të ishte ndoshta 100 gram më i rëndë. Por ata kurrë nuk pritur që numri në shkallë do të thyente rekord.
Më 23 qershor, nëna nga Lexington, Karolina e Jugut, lindi një foshnjë prej 6.5 kilogramësh.
Infermieret në dhomën e lindjes u habitën edhe me gjatësinë e foshnjes, e cila ishte 60 cm shkruan CBS News, transmeton Gazeta Shneta.
Në Qendrën Mjekësore të Lexington lindin rreth 3.500 foshnje çdo vit, por megjithatë ata kurrë nuk e kanë parë një fëmijë të ngjashëm me Colin.
“Unë kam qenë një infermiere obstetrike për 29 vjet, por kurrë nuk kam parë një fëmijë prej 6.5 kilogramësh”, tha Donna Hinton, një infermiere e regjistruar dhe e certifikuar në spital./Gazeta Shneta/