Tentimet janë të panumërta nga njerëzit që duan të heqin dhjamin në stomak. Dhe këto tentme shpesh ndërpriten nga bindja se nuk ka metodë të efikase dhe të shpejtë për të arritur rezultat.
Por kjo bindje po del të jetë e gabuar.
Tretja e shëndetshme e ushqimit dhe largimi i grumbullimit të lëngjeve në trup janë beneficionet më të mira ‘ujore’ për ata që dëshirojnë të humbin në peshë.
Në mënyrë që ujin ta bëni edhe më të dobishëm dhe më të efektshëm në luftën tuaj për humbjen në peshë, nutricistja Cynthia Sass ka menduar një lëng, i cili zvogëlon fryrjet në stomak dhe përmirëson tretjen e ushqimit, transmeton Telegrafi.
Lëngu që largon kilogramët dhe që freskon trupin tuaj nga brenda:
* 8 gota me ujë
* 1 lugë rrënjë të xhenxhefilit
* 1 trangull të freskët të madhësisë mesatare, i prerë dhe i qëruar në rriska shumë të holla
* 1 limon të madhësisë mesatare të prerë në rriska
* 12 gjethe mente
Të gjithë artikujt e lartpërmendur i përzieni me ujë, i lini të qëndrojnë gjatë gjithë natës, në mënyrë që t’i thithë aromat dhe përbërësit e tjerë për ta konsumuar gjatë ditës tjetër.
Ky lëng nuk bën çudinë, por me një, meny ushqimore të ndarë në pesë shujta të vogla, si dhe me ushtrime të rregullta fizike, beli juaj do të jetë më i hollë e stomaku shumë më i rrafshët pa vuajtur asnjë ditë të vetme urie.