Edhe pas vdekjes, Covid-19 mund të jetë ngjitës, zbulon një raport i ri.
Një praktikant mjekoligjor që punon në Bangkok, Tajlandë, ka shumë gjasa që u infektua nga virusi nga një pacient i ndjerë, sipas raportit, i cili ishte postuar në internet më 11 prill, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas tyre, ekziston një shans i ulët i profesionistëve të mjekësisë ligjore që vijnë në kontakt me pacientët të infektuar por ata mund të kenë kontakt me mostrat biologjike dhe kufomat.
Gjithashtu ata thanë se nuk është për t’u habitur që trupi i një pacienti të ndjerë Covid-19 mund të shpërndaj virusin.
Jetëgjatësia e mundshme e Covid-19 në trup mund të jetë problematike për nejrëzit në industrinë e fneralit. Pas raporteve të fundit në Tajlandë njerëzit po refuzonin të kryenin shërbime të funeralit për viktimat me Covid-19.
Sidoqoftë, është e paqartë se sa kohë virusi mbetet infektiv në një trup të vdekur. /GazetaShneta/