Në mesin e sëmundjeve të rralla në botë është edhe Tuberkulozi, një sëmundje e cila ngërthenë në vete sfida sa i përketë trajtimit të saj shkruan Gazeta Shneta.
Me një terapi e cila zgjatë gjashtë deri në nëntë muaj, por në rastet e ndërlikuara edhe më tepër pacientët me Tuberkuloz duhet të paraqiten çdo muaj në spitalin e tyre më të afërt për të pranuar trajtimin mjekësor të nevojshëm për kurimin e saj.
Gjatë vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar 447 raste me Tuberkuloz.
Për Spitalet Rajonale në vend ofrimi i shërbimeve për pacientët me Tuberkuloz mbetet sfidues për shkak të mungesës së hapësirave dhe pulmologëve.
Në një hapësirë të pamjaftueshme për trajtimin e Tuberkulozit është Spitali Regjional “Sheih Zayed” në Vushtrri.
Drejtoresha e spitalit, Shefkie Shatri, tregon se klinika specialistike ka vetëm 12 shtretër gjë e cila e pamundësom ofrimin e shërbimeve për pacientët me Tuberkuloz.
Tuberkulozi është sëmunjde ngjitëse dhe në një dhomë mund të trajtohet vetëm një pacient pasi që qëndron rreziku për infektim të pacientit ose personit tjetër.
“Edhe me dasht nuk guxojm me i trajtu (pacientët me Tuberkuloz) sepse është sëmundje ngjitëse dhe hapësira është shumë e vogël. Sfidues mbetet hapësira”, bënë të ditur Shatri në një prononcim për Gazetën Shneta.
Shatri është e vetmja pulmologe në spitalin e Vushtrrisë. Ajo thotë se e bënë diagnostifikimin e rasteve të dyshuara për Tuberkuloz dhe i dërgon për në spitalin e Mitrovicës së Jugut.
“Asnjëherë nuk ka pasur terapi për Tuberkuloz në spital, edhe shancet për me marrë janë shumë të pakta”, nënvizon ajo.
Në mungesë të hapësirë për trajtim të pacientëve është edhe Spitali Regjional “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë të Jugut.
Për shkak të mungesës së hapësirës brenda spitalit asnjë pacientë nuk mund të mbahet për trajtim të më tutjeshëm në spital. Rastet e rënda drejtohen për në QKUK ndërsa rastet jo të rëndë trajtohen nga shtëpia.
“Reparti jonë nuk shtrinë (pacientë me TB) se nuk kemi hapësirë, i dërgojmë në Prishtinë. Deri tash janë diku 46 në këtë vit që po trajtohen, prej tyre ka pacientë që po marrin terapi nga gjashtë deri në tetë muaj disa janë edhe të vitit të kaluar”, thotë Flutra Mustafa, shefe e rapartit të Pulmologjisë.
Në këtë spital janë katër pulmolog.
Ndryshe nga spitalet tjera, në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, shërbimi i Tuberkulozit ofrohet në dispanzerin e mushkrive të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare pasi që një shërbim i tillë nuk ofrohen në spital.
“Në kuadër të QKMF-së ofrohen shërbimet anti- tuberkulare”, bënë të ditur drejtoresha e kësaj qendre, Nadire Ymeri, në një prononcim për Gazetën Shneta.
Për shkak të mungesës së pulmologëve, njëri nga pulmologët e spitalit dy herë në javë ofron shërbime për pacientët me TB në qendrën shëndetësore në këtë komunë.
“Mjeku jonë, i spitalit, shkon i ofron shërbimin (për pacientët me Tuberkuloz) edhe në dispanzer, dy herë në javë”, tregon drejtori i mjekësisë në Spitalin Rajonal të Ferizajt, Isa Berisha, duke shtuar se janë vetëm dy pulmolog.
Berisha poashtu thekson se spitali të cilin aktualisht ai e menaxhon nuk ka repart të veçantë të pulmologjisë.
Në repartin e internos, një repart me katër dhoma, mantelbardhët ofrojnë shërbime për sëmundjet kardiologjike, gastroentrologjike, hematologjike dhe pulmologjike “nuk kemi hapësirë tjetër, kështu ka qenë që nga fillimi i themelimit dhe kështu kemi mbetë deri sa të bëhet spitali i ri”
Ndërtimi i spitalit të Ferizaj ka mbetur në gjysmë tash e dy vite, për një gjë të tillë askush nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende ndonjë sqarim pse nuk vazhdohen punimet.
Spitali Regjional në Gjilan aktualisht ka katër pulmolog, për të cilët, drejtori i këtij spitali, Arsim Emini, thotë se janë të mjaftueshëm “duke pasur parasysh që nëpër spitale tjera kanë edhe më pak po doken të mjaftueshëm”
Emini tutje tregon se shërbimi i TB ofrohet në spitalin të cilin ai e udhëheqë. Madje ai tregon se zanafilla e spitalit të Gjilanit ka nisur me dhënien e shërbimeve për Tuberkuloz dhe më vonë për shërbime tjera.
Sa i përketë furnizimeve ai thotë se qëndrojnë mirë, dhe të gjithë pacientët furnizohen falas me barna të Tuberkulozit.
Në objektin e mushkrive në Spitalin Regjional të Pejës, ofrohen shërbime të Tuberkulozit, një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i spitalit, Naim Sahiti.
“Furnizimet me barna për Tuberkuloz ka mjaftueshëm dhe atë nga Fondi Global”, thotë poashtu ai.
Edhe në këtë spital janë katër pulmolog. Ndërsa sa i përketë rasteve, ai thekson se në tre muajt e parë të këtij viti me TB janë diagnostifikuar 16 pacientë, shtatë prej tyre, ai thotë, se janë të shtrirë në spital.
Kordinatorja e Programit Kombëtar të Kontrollit të Tuberkulozin në Ministri të Shëndetësisë, Majlinda Bala – Gjocaj, tregon se trajtimi i pacientëve të sëmurë nga Tuberkulozi bëhet përmes trajtimit me barna në një kohë prej gjashtë deri në nëntë muaj.
Perveç barnave edhe vaksinimi është njëra ndër mënyrat për të trajtuar këtë sëmundje.
“Vaksina BCG jepet menjehere pas lindjes , te foshnjet e porsalindura dhe nuk e trajton Tuberkulozin , por si çdo vaksinë ndihmon që të mos sëmuremi me format e rënda të kësaj sëmundje”, thotë ajo në një prononcim për Gazetën Shneta, përderisa thotë se ka mjaftueshëm vaksina për TB.
Sipas saj, numri më i madhë i pacientëve me Tuberkuloz i përkasin grupmoshave mbi 60 vjeç dhe më shumë janë të prekur meshkujt.
Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse i cili përmes rrugëve të frymëmarrjes arrinë në organizëm./Gazeta Shneta/