Në vitin 2019 kur Ministria e Shëndetësisë drejtohej nga Uran Ismajli hyri në fuqi një Udhëzim i ri Administrativ, përmes së cilit parashihej përcaktimi i çmimit të barnave dhe pajisjeve medicinale – një udhëzim i tillë nuk gjeti zbatim asnjëherë.
Çmimet e barnave dhe pajisjeve medicinale në Kosovë nuk kontrollohen nga askush.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se për shkak të pamundësisë për të siguruar listën e barnave referente zyrtare të çmimit të barnave nga disa shtete, Udhëzimi Administrativ Nr.02/2019 nuk kanë mundur ta zbatojnë.
“Udhëzimi të cilit i referoheni nuk ka mundur të zbatohet për arsye të ndryshme dhe një nga to ka qenë edhe pamundësia e sigurimit të listave referente zyrtare të çmimit të barnave nga disa shtete që ishin paraparë për t’u marrë si referenca çmimet e tyre, dhe të cilat nuk e kanë ofruar këtë”, sqaron ministria për Gazetën Shneta.
Në korrik të këtij viti, në Kuvendin e Kosovëa, Partia Demokratike e Kosovës pati propozuar projekt- ligjin për përcaktimin e çmimit të barnave dhe pajisjeve medicinale, por nuk u mirëprite nga deputetët e Kuvendit. 42 deputet votuan kundër këtij projek- ligji ndërsa vetëm 19 ishin pro dhe projekt- ligji nuk kaloi.
Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, sqaroi se projekt- ligji për përcaktimin e çmimit të barnave dhe pajisjeve medicinale do të dorëzohet në Kuvend para datës 30 shtator 2022.
“Ligji për shëndetësi dhe projek -ligji, sipas planit tonë duhet të jenë të dorëzuar deri më 30 shtator mirëpo ne do të bëjmë edhe më herë për shkak se kemi bërë avansime të shkëlqyera”, ka premtuar ministri para deputetëve.
Hartimin e projek- ligjit e theksojnë edhe nga Minisria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën Shneta.
Ata thonë se ministria në koordinim më institucione të ndryshme shëndetësore dhe si dhe me bashkëpunëtor nga jashtë janë duke punuar rreth këtij projek- ligji.
“Grupi punues për Projekt- ligjin për çmimin e produkteve medicinale i Ministrisë së Shëndetësisë, me perfaqesim nga institucione të ndryshme shëndetësore dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësor, ka hartuar Projekt -ligjin që i përcakton çmimet e produkteve medicinale për shitësit me shumicë dhe pakicë në Republikën në Kosovës. Në këtë ligj, me komente kanë kontribuar edhe ekspertë të jashtëm”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Projekt -ligji, do të dërgohet në Qeveri për miratim pas përfundimit të fazës së konsultimeve publike, dhe pas miratimit në Qeveri kalon në Kuvend.
Përmes këtij projek- ligji parashihet të përcaktohen çmimet për qarkulluesit me pakicë dhe shumicë të produkteve medicinale, përfaqësuesit e mbajtësit të autorizimit për marketing, mbajtësit të autorizimit për marketing dhe institucionet publike.
“Çmimet e produkteve medicinale, sipas projekt- ligjit do të përcaktohen në bazë të metodologjisë së çmimeve referente të jashtme, ndërsa i ngarkuar për ta bërë këtë do të jetë Komisioni për çmime të produkteve medicinale, që do të këtë një përfaqësim nga MSH, AKPPM, Oda e Farmacistëve, Fondi i Sigurimeve dhe anëtarë vëzhgues nga shoqëria civile”, thuhet gjithashtu në përgjigje.
’20 vite me laramania çmimesh’
Shitësit e barnave dhe pajisjeve medicinale bëjnë shitjen e tyre përmes çmimeve që vet ata i përcaktojnë.
Milaim Abdullahu, nga Shoqata e Distributorëve Farmaceutik të Kosovës vlerëson se Ligji për përcaktimin e çmimit të barnave dhe pajisjeve medicinale do të duhej të zbatohej që para 20 viteve.
“Udhëzimin Administrativ tash kanë vendos me bo ligj jo me mbet udhëzim se Udhëzimin Administrativ çdo ministër kur të bëhet i rrëzon e për me mos me mujt me anulu kanë vendos me bë ligj. Qe 20 vjet nuk kemi çmimi hiç të barnave dhe ish dasht me u bo përcaktimi i çmimeve”, shprehet ai për Gazetën Shneta.
Por, para së gjithashtu, ai thekson se Ministria e Shëndetësisë duhet të bëjë Fondin për Sigurime Shëndetësore në mënyrë që të ndahet buxheti për pacientët dhe pastaj të bëhet Ligji për përcaktimin e çmimeve, pasi që, sipas tij, pa sigurime shëndetësore pacientët përsëri do t’i blejnë barnat nga xhepi i tyre.
“Kur të bëhet Fondi për Sigurime Shëndetësore atëherë të bëhet përcaktimi i çmimit të barnave se atëherë i paguan fondi, tek më vonë vjen në shprehje ligji për përcaktimin e çmimit të barnave të përgjithshme. Pacientët kanë pas nevojë më herët me u përcaktu çmimet e barnave se është laramani e barnave”, shton tutje.
Prokuroria e Shtetit pesë vite më parë pati filluar hetimet për keqpërdorimet e çmimeve të barnave në Kosovë. /Gazeta Shneta/