Universiteti i Prishtinës (UP) do të ofrojë mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuar.
Sipas vendimit të ndërmarrë nga Këshilli Drejtues i UP-së, gjatë këtij viti akademik, studentët me aftësi të kufizuar do të mbështeten me shumën prej 450 euro.
Në total do të ofrohen 30 mijë euro për studentët. /Gazeta Shneta/