Dr.Amesh Adalja, anëtar i Shoqatës së Sëmundjeve Infektive në Amerikë ka thënë se të dhënat paraprake të vaksinave anti covid tregojnë efektivitet e tyre ndaj varianteve të reja të koronavirusit.
“Është e rëndësishme të mbani në mend se një vaksinë nuk krijon një lloj antitrupash, por një mori prej tyresh”, ka thënë Adalja shkruan CNN.
Tutje, është njoftuar se vaksinat anti covid stimulojnë pjesë të tjera të sistemit tuaj imunitar e që janë të rëndësishme për të luftuar viruset, transmeton GazetaShneta.
“Moderna, Pfizer po bëjnë teste për t’u siguruar andaj nuk ka ndonjë shqetësim në lidhje me këtë çështje”, u shpreh ai.
Varianti i ri i covid-19 fillimisht është zbuluar në Britaninë e Madhe, duke u përhapur në vendet e tjera.
Poashtu, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ky lloj i variantit është zbuluar edhe në Danimarkë, Holandë dhe Australi./GazetaShneta/