Përgjatë një konference për media, zyrtarja e OBSh-së, Kate O’Brien, tha se vaksina anti covid nga AstraZeneca është e sigurt dhe efektive.
Ky reagim vjen pasi Gjermania mori vendim që kjo vaksinë të administrohet tek personat mbi moshën 60 vjeçare shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Vendimi nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, erdhi si rezultat i raporteve të mpiskjeve të rralla të gjakut tek 31 persona, të cilët kishin marrë dozën e parë të vaksinës.
O’Brien tha se OBSh-ja mbështet vendimet individuale të vendeve dhe secili vend duhet të hartojë një plan rreth mënyrës sesi ata do të përdorin vaksinat për të luftuar Covid-19./GazetaShneta/