Vaksina kundër COVID-19, nuk do të jetë e gatshme deri në fund te vitit 2021, sipas Pasi Penttinen nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Ai tha se realizimi i vaksinës ështe një proces i komplikuar dhe i shtrenjtë, edhe pse kishte shumë faza të testimeve njerëzore për t’u siguruar që ishte i sigurt dhe efektiv shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Të kesh një afat kohor një vit e gjysmë apo dy vite për ta realizuar atë, nuk është asgjë më pak se një mrekulli.”, shtoi ai./GazetaShneta/