Sipas Dr. Kate O’Brien, një eksperte vaksinash e cila punon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vaksinimi i fëmijëve kundër COVID-19 nuk është “një prioritet i lartë” përballë mungesave të vaksinave.
Sipas Dr. O’Brien, fëmijët janë në rrezik shumë të ulët për të marrë në të vërtetë sëmundjen COVID-19, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
“Kur jemi në një situatë vërtet të vështirë, siç jemi tani,” vazhdoi ajo “ku furnizimi me vaksinë është i pamjaftueshëm për të gjithë në botë, imunizimi i fëmijëve nuk është një përparësi e lartë tani”.
Ndër të tjera, Dr. O’Brien shpjegoi se punonjësit e kujdesit shëndetësor, të rriturit dhe të moshuarit duhet të mbeten në përparsi drejt marrjes së vaksinës ende.
“Imunizimi i fëmijëve nuk është kërkesa kryesore që ata të kthehen në shkollë të sigurt,” tha ajo.
‘Ata mund të kthehen në shkollë të sigurt nëse ne po bëjmë imunizimin e duhur të personave që janë përreth tyre me rrezik të përhapjes së virusit’. /Gazeta Shneta/