Agjencia Evropiane e Barnave në Poloni është pothuajse gati për të miratuar vaksinën anti covid nga kompania Johnson&Johnson këtë muaj.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ky vendim i ‘përshpejtuar’ vjen si pasojë e një valë të tretë të Covid-19.
“Vaksina Johnson&Johnson nuk është aprovuar ende, por ne kemi konfirmuar infromacionin nga Agjencia Evropiane e Barnave që vendimi miratohet deri në muajin Mars”, tha Niedzielski.
Në 24 orët e fundit, Polonia ka raportuar mbi 17 mijë raste të reja me Covid-19./GazetaShneta/