22 vjecari ka qenë shumë i emocionuar që do të bëhej baba për herë të dytë.
Një baba i shëndetshëm është gjetur tragjikisht i vdekur në shtëpinë e babait të tij vetëm disa javë para lindjes së vajzës së tij të vogël.
Jordania Anderson 22 vjeçar, i kishte treguar familjes dhe shokëve se sa i entuziazmuar ishte që do të bëhej baba për herë të dytë.
Babai i ri nga qyteti i Hullit në Britani të Madhe ishte përshkruar si “emocional” dhe “i dashur”.
Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e babait të tij pasi vuajti nga një sëmundje misterioze.
Partnerja e Jordanias që janë të lidhur për shtatë vjet Lauren Gowan 20 vjeç, është shtatzënë me fëmijën e dytë dhe ka zgjedhur emrin Lexi-Louise.
“Jordan ishte aq i dashur dhe i respektueshëm, ai ishte një baba i shkëlqyer për djalin tonë të vogël dhe ai do të ishte i njëjtë me vajzën tonë”, thotë Lauren, raporton The Sun, transmeton Gazeta Shneta.
“Unë ende mund të kujtoj momentin kur na pyetën nëse donim të dinim gjininë e foshnjës. Ndërsa ne të ekzaltuar pohuam me kokë, ndërsa zonja tha që do të keni një princeshë të vogël.
“Jordan më vështroi dhe buzëqeshi. Ai ishte kaq krenar. Ai menzi priste për ta takuar”.
Ndërsa motra e tij më e vogël Shannon shkroi në Facebook: “Humbja e vëllait tim të vetëm është një nga gjërat më të vështira që do të kaloj. Ai ishte që më nevojitej dhe gjithmonë ishte atje kur unë kisha nevojë.
“Ai gjithmonë kishte një buzëqeshje të plotë në fytyrën e tij dhe gjithnjë e dinte se si të bënte një situatë të keqe të mirë. E nuk më duket e vërtetë, ndihem sikur ai është duke ecur tek dera”.
Një hetim do të përcaktojë shkakun e vdekjes së babait të ri. /Gazeta Shneta/